Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Hipotekës të vënë në hetim për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm të funksionarëve në kuadër të operacionit, “Ndërmjetësi”.
Në masën e sigurisë “arrest në burg” do të qëndrojnë Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha. Ndërkohë në fuqi është lënë edhe pezullimi për punonjësin e hipotekës Panol Nikolla.