Reforma territoriale/ Vullnet Sinaj kundërshton bashkimin me Vlorën: Selenica i përmbush kriteret për të mbetur bashki

Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka dalë kundër propozimit të PS-së për reformën administrativo-territoriale, duke kundërshtuar idenë që Bashkia e Selenicës t’i bashkohet asaj të Vlorës. Qëndrimin e tij ai e bëri publik përmes një reagimi në Facebook.

Sinaj argumenton se në këtë proces duhen marrë parasysh vlerësimet e ekspertëve, por thekson se përparësi duhet të kenë interesi dhe zëri i qytetarëve.

Të lidhura

None found

Deputeti shprehet i bindur se transfertat e pakushtëzuara që bashkitë përfitojnë nga buxheti i shtetit janë tepër të ulëta. Sipas tij, një shpërndarje më e drejtë e fondeve, duke rritur pjesën që i caktohet pushtetit vendor, do ta hiqte nevojën për reduktimin e numrit të bashkive. Në vend të kësaj, ai kërkon më shumë financime, veçanërisht për investimet në infrastrukturë dhe për njësitë vendore që kanë nevojë më të madhe për mbështetje.

Në reagimin e plotë, të titulluar “Selenica, bashki më vete!”, Sinaj sqaron se pasi është njohur me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, ka vendosur të paraqesë argumentet kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën.

Ai rikujton se edhe gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit ka mbajtur qëndrimin se fondet ndahen në mënyrë të padrejtë ndërmjet qeverisjes qendrore dhe pushtetit vendor. Rreth 90% e buxhetit, sipas tij, menaxhohet nga qeveria qendrore, ndërsa vetëm 10% shpërndahet mes 61 bashkive të vendit.

Sinaj i referohet raportit përfundimtar “Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, duke theksuar se vetë dokumenti evidenton tregues pozitivë për Bashkinë e Selenicës.

Për sa i përket funksionalitetit si bashki, Selenica zë vendin e 29-të në rang kombëtar. Indeksi i saj i Funksionalitetit të Bashkive, IFB, është 57.3.

Edhe në performancën ekonomike, Selenica renditet e 29-ta në vend. Indeksi i Performancës Ekonomike, IPE, arrin në 42.2 dhe rezulton mbi mesataren kombëtare.

Paga mesatare në këtë bashki është 58.386 lekë, thuajse në të njëjtin nivel me mesataren kombëtare dhe më e lartë se ajo e shumë bashkive me përmasa të ngjashme. Ndërkohë, detyrimet e prapambetura përbëjnë vetëm 3.6%, rezultat më i mirë se mesatarja në rang vendi.

Sipas deputetit, treguesi i vetëm që mund ta vendosë Selenicën në pozita të pafavorshme është Indeksi i Masës Urbane, IMU. Kjo lidhet me faktin se popullsia e saj është e shpërndarë në një numër të madh fshatrash dhe nuk është përqendruar në një qendër urbane.

Megjithatë, Sinaj vlerëson se pikërisht kjo veçori përbën një arsye që Selenica të ruajë statusin e bashkisë, pasi një ndryshim i tillë do t’i largonte edhe më shumë shërbimet nga qytetarët.

Ai shton se, nëse do të zbatohej vetëm kriteri i funksionalitetit dhe i performancës ekonomike, edhe disa bashki të tjera që renditen më poshtë se Selenica do të duhej ta humbnin këtë status. Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Komisioni, siç shpjegon Sinaj, i konsideron të dobët treguesit ekonomikë të Bashkisë së Selenicës, duke u bazuar te numri i bizneseve. Deputeti ngre pikëpyetjen se si anëtarët e Komisionit nuk kanë marrë parasysh faktin që në territorin e kësaj bashkie ndodhen dy prej pasurive minerare më të rëndësishme të vendit: Miniera e Selenicës dhe ndërmarrja më e madhe e prodhimit të naftës në Shqipëri, ajo e Gorrishtit.

Sinaj pyet gjithashtu nëse Komisioni ka dijeni për rentën minerare që shteti përfiton nga prodhimi vjetor prej rreth 35 mijë tonësh naftë bruto në Gorrisht të Selenicës. Ai kërkon të dihet se cilat prej bashkive që do ta ruajnë këtë status pas reformës japin një kontribut të tillë në buxhetin e shtetit.

Sipas deputetit, çështja reale lidhet me ligjin për taksat kombëtare. Bashkive që kanë pasuri natyrore u rikthehet vetëm 5% e rentës minerare, e cila është 10%. Në praktikë, kjo përbën vetëm 0.5% të vlerës së prodhimit.

Sinaj thotë se për katër vite radhazi është angazhuar për ndryshimin e këtij ligji. Nismës së tij iu bashkua edhe OSBE-ja, por ndryshimi nuk u realizua. Synimi ishte që pjesa e rentës minerare që përfitojnë bashkitë të rritej nga 5% në 30%.

Në përfundim, Vullnet Sinaj deklaron se Bashkia e Selenicës i përmbush të gjitha kriteret e nevojshme për të vijuar me sukses si njësi vendore më vete. Ai shpreh dëshirën që Kuvendi i Shqipërisë ta njohë këtë realitet, të marrë në konsideratë zërin e qytetarëve dhe t’i japë mundësi Selenicës të vazhdojë të funksionojë si bashki më vete.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortbetcio