Përballja e 1/8 së finales së Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Egjiptit ka shënuar një moment historik edhe në botën digjitale, pasi ka prodhuar volumin më të lartë të kërkimeve të regjistruar ndonjëherë në Google.
Të lidhura
None found
Argjentina siguroi kualifikimin e mëtejshëm në turne pas triumfit dramatik 3:2 ndaj Egjiptit, një rezultat që e vendosi këtë duel mes ngjarjeve sportive me ndikimin më të madh digjital në historinë e Google.
Pika më e lartë e interesimit u arrit pas golit vendimtar të Argjentinës, me të cilin kampionët në fuqi të botës përmbysën rezultatin. Raportohet se fluksi më i madh i kërkimeve nisi në çastet kur Enzo Fernandez shënoi golin e fitores në fund të takimit.
Ky episod nxiti një shtim të jashtëzakonshëm të kërkimeve në nivel global, veçanërisht lidhur me ndeshjen, Lionel Messin dhe Kupën e Botës.
Rekordin e konfirmoi Nick Fox, nënkryetari i lartë i kompanisë për njohuri dhe informacion, i cili tha se Google Search kishte “thyer të gjitha rekordet e mëparshme të përdorimit”.
Megjithatë, Google nuk ka dhënë shifra të hollësishme për totalin e kërkimeve dhe as nuk ka bërë publike metodologjinë me të cilën është përcaktuar ky rekord.
Edhe pse mungojnë të dhëna të sakta numerike, deklarata e një prej drejtuesve të lartë të kompanisë dëshmon shkallën globale të vëmendjes që solli dueli Argjentinë-Egjipt. /GazetaExpress/
