Trump tërhiqet nga premtimi për raketat Patriot: Nuk kemi arritur marrëveshje me Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka dhënë miratimin që Ukraina të prodhojë raketa “Patriot”, ndërsa negociatat për këtë çështje vijojnë.

Të lidhura

None found

Dy ditë më herët, Volodymyr Zelensky kishte thënë se marrëveshja ishte arritur, por Trump duket se ka ndryshuar qëndrim, raporton “Reuters”.

Gjatë takimit me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Turqi këtë muaj, Trump kishte bërë të ditur se do t’i jepte Ukrainës një licencë për prodhimin e interceptorëve të raketave “Patriot”, me qëllim forcimin e mbrojtjes ndaj sulmeve ruse. Megjithatë, pas atij deklarimi ai është tërhequr nga premtimi, edhe pse këtë javë priti Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet të premten, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, për mundësinë e furnizimit me raketa “Patriot”, presidenti amerikan tha se ekzistojnë ende shqetësime për transferimin e armëve të avancuara amerikane, përfshirë teknologjinë raketore.

“Është një hap i madh. Unë fola me Presidentin Zelenskiy dhe ai donte të kishte disa raketa Patriot dhe disa Tomahawk, të cilët janë vdekjeprurës. Pra, janë sulmues dhe mbrojtës… Por duhet të jesh shumë i matur, shumë i kujdesshëm. Ne nuk kemi rënë dakord për këtë. Po flasim për këtë, por është e vështirë t’ia japësh atë lloj teknologjie një vendi tjetër. Dhe nuk mendoj se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Pse? Sepse ka njerëz të cilëve ua jep atë teknologji dhe ata një ditë mund të të kundërshtojnë”, u shpreh Trump.


Shtuar 31.07.2026 21:39

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort