Reforma territoriale, banorët e Divjakës kundërshtojnë bashkimin me Lushnjen: Edhe për një shërbim duhet të përshkojmë dhjetëra kilometra

Propozimi i Partisë Socialiste për reformën administrativo-territoriale ka shkaktuar reagime në Divjakë. Qytetarët janë shprehur kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe kalimit të saj nën administrimin e Bashkisë Lushnjë.

Sipas banorëve, një riorganizim i tillë do ta bënte më të vështirë zgjidhjen e çështjeve të përditshme dhe përfitimin e shërbimeve. Ata argumentojnë se largësia nga qendra e propozuar administrative do të sillte pengesa të reja.

Të lidhura

None found

Një prej qytetarëve tha se do t’i duhej të udhëtonte 30 kilometra edhe për një shqetësim të vogël. Ai theksoi se vetëm për të kërkuar informacion në Bashkinë Lushnjë do të duhej të linte punën për të gjithë ditën, ndërsa zgjidhja e një problemi do të ishte edhe më e vështirë. Sipas tij, pushteti duhet të afrohet me qytetarët, por në këtë rast jo vetëm që nuk po ndodh kjo, por Divjakës po i hiqet edhe bashkia.

Qytetarë të tjerë kujtuan se shkëputja nga Lushnja ishte kërkuar për vite me radhë, ndaj e kundërshtojnë rikthimin nën të njëjtin administrim. Ata u shprehën se ishin ndarë me shumë vështirësi nga Lushnja dhe se nuk pranojnë të bashkohen sërish.

Banorët pohuan se largësia ka sjellë pengesa edhe në marrjen e shërbimeve të tjera, përfshirë ato të drejtësisë dhe të institucioneve qendrore. Për këtë arsye, ata vlerësojnë se një tjetër reformë territoriale mund ta vështirësojë akoma më shumë qasjen e qytetarëve në administratë.

Drafti për reformën territoriale ka hasur kundërshti edhe në disa bashki të tjera. Komunitetet vendore në këto zona kanë kërkuar që propozimet për bashkimet e reja administrative të rishikohen.


Shtuar 31.07.2026 12:26

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort