Plani i mazhorancës për riorganizimin administrativo-territorial ka shkaktuar kundërshtime dhe protesta në disa bashki të vendit. Në Klos, punonjësit e administratës vendore kanë bojkotuar punën dhe janë ngritur në protestë kundër parashikimit për shkrirjen e bashkisë.
Sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi për News24, administrata e Bashkisë Klos nuk pranon që njësia vendore të bëhet pjesë e procesit të riorganizimit territorial dhe kërkon që vendimi të rishikohet.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit në protestë kanë paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë derisa institucionet përgjegjëse të marrin një vendim tjetër.
Kundërshtime të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Belsh dhe Prrenjas. Sipas propozimit të paraqitur nga mazhoranca, edhe këto dy bashki pritet të përfshihen në procesin e shkrirjes.
Protesta pati një ditë më parë edhe në Poliçan. Disa qytetarë të lidhur me Partinë Socialiste dogjën teserat e anëtarësisë, ndërsa drejtuesi i PS-së në këtë qytet njoftoi dorëheqjen përpara protestuesve.
