Pas marshimit dhe grumbullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është mbyllur protesta qytetare në Tiranë. Mijëra pjesëmarrës përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik.
Në ditën e 61-të të mobilizimit, tubimit iu bashkuan qytetarë të tjerë. Organizatorët njoftuan se protesta e ardhshme kombëtare do të mbahet më 1 gusht, ndërsa rezistenca do të vazhdojë edhe nesër, si zakonisht.
Të lidhura
None found
Thirrjet dhe sloganet e pjesëmarrësve jehuan përgjatë bulevardit. Në përfundim të aktivitetit u përcoll edhe mesazhi: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!”
Protestuesit u shprehën se rezistenca qytetare do të vijojë, kurse organizatorët kërkuan një pjesëmarrje edhe më të madhe në protestën e radhës.
