Osmani kundërshton emërimin e Fetait në Bruksel: Kanali paralel dobëson diplomacinë shtetërore

 

Bujar Osmani, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka reaguar pas emërimit të Arben Fetait si përfaqësues i ri në Bruksel, duke ngritur pikëpyetje mbi domosdoshmërinë e këtij pozicioni.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka tashmë një Mision të Përhershëm pranë Bashkimit Evropian, i cili drejtohet nga një ambasador dhe përbëhet nga dhjetëra diplomatë që punojnë çdo ditë me institucionet evropiane.

Sipas Osmanit, mbetet e paqartë se cili do të jetë mandati i përfaqësuesit të ri dhe çfarë detyrash do të realizojë ai që nuk mund të kryhen nga ambasadori, Misioni i Përhershëm, Ministria e Punëve të Jashtme apo Ministria për Çështje Evropiane.

Nënkryetari i BDI-së vlerësoi se ngritja e një kanali paralel politik në Bruksel e zbeh rëndësinë e Misionit shtetëror, cenon autoritetin e ambasadorit dhe krijon paqartësi rreth asaj se kush e përfaqëson vendin përpara institucioneve të Bashkimit Evropian.

Osmani shkroi se procesi i integrimit evropian kërkon institucione të forta, një hierarki të përcaktuar qartë dhe diplomaci profesionale. Ai shtoi se funksionet publike nuk duhet të krijohen për sistemime politike, ndërkohë që institucionet ekzistuese trajtohen vetëm si dekor.

 


Shtuar 29.07.2026 22:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet