Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në lokalitetin “Dorutovec”, në afërsi të Velesit, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Vatra ndodhet pas pikës së karburantit “Makpetrol”, në anën e djathtë të rrugës para hyrjes në qytet.
Të lidhura
None found
Për shkak të erës së fuqishme dhe mundësisë që flakët të zgjerohen më tej, drejtuesi i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, urdhëroi aktivizimin e dy avionëve të tipit “er traktor”, të cilët janë në pronësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Sipas njoftimit të DMSH-së, në vendngjarje po ndërhyjnë ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve (TPPE) Veles. Në operacion janë përfshirë 6 zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.
Puna për lokalizimin dhe vendosjen e zjarrit nën kontroll po vazhdon.
