Katër persona, mes tyre një shqiptar u ndaluan sot për shkak të zjarrit që u shënua sot në periferi të Athinës.
Sipas policisë greke, 3 u liruan pasi nuk kishin asnjë lidhje me zjarrin, ndërsa njëri u mbajt dhe ndaj tij pritet të ngrihen akuza për zjarrvënie pa dashje.
I arrestuari është bletërritës dhe sipas policisë, ai kishte vënë tymuese për të bërë punime tek kosheret e bletëve dhe në rrethana ende të pa ditura, ka ndodhur përhapja e zjarrit.
Autori i dyshuar ka mohuar çdo implikim në ngjarje.