“Pres shumë asiste, përndryshe do zemërohem”, Haaland paralajmëron Malen

Dortmund veproi menjëherë pas shitjes së Jadon Sancho te Manchester United. Verdhezinjtë gjermanë arritën akordin me Donyel Malen, për të cilin do paguhen 30 euro te PSV.

22-vjeçari është një nga lojtarët holandezë më të talentuar, teksa aktivizohet në majë të sulmit dhe në krahun e majtë. Vetëm zyrtarizimi e ndan nga kalimi në Bundesligë.

Erling Haaland, ylli i Dortmund, ka një koment për shokun e ri të skuadrës dhe të repartit ofensiv. Bomberi norvegjez nuk e kursen batutën në deklaratën e tij.

“I kam kërkuar Donyell të më dhurojë shumë asiste, përndryshe do të zemërohem shumë me të. Shpresoj të luaj bashke më të në sulm, ai vjen për të bërë diferencën me ne.Donyell duhet t’i dhurojë energji pozitive Dortmund, dhe duhet të bëjë menjëherë një gjë të tillë, pasi ne jemi një klub i madh“, theksoi 21-vjeçari viking.


Shtuar 27.07.2021 19:53

Tags: ,