Ekspertët shqetësohen nga qëndrimet e Vuçiqit për Kosovën: Beogradi vijon me qasje kërcënuese

Gjatë ceremonisë së diplomimit të 130 oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq rishprehu pretendimet e tij territoriale mbi Kosovën dhe bëri thirrje për rritjen e mëtejshme të fuqisë ushtarake të vendit.

Të lidhura

None found

Në fjalën e tij drejtuar ushtarakëve të sapodiplomuar, Vuçiq theksoi se Kosova i përket Serbisë “sipas ligjit kushtetues dhe drejtësisë hyjnore”, duke i nxitur oficerët e ardhshëm të “mbrojnë” atë që ai e përshkroi si “vend të shenjtë”.

Këto pohime kanë shkaktuar reagime të menjëhershme, duke u konsideruar si vazhdimësi e drejtpërdrejtë e gjuhës së Beogradit zyrtar kundrejt Kosovës, pikërisht në momentin kur dialogu ndërmjet dy vendeve synon qetësimin e raporteve dhe normalizimin e situatës në Ballkan.

Valdet Hoxha: Kosova duhet të tregojë vigjilencë të lartë

Image

Analisti i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, paralajmëron se presidenti serb po udhëheq politika që minojnë paqen rajonale, duke e shoqëruar pjesëmarrjen në bisedime me një retorikë provokuese ndaj Prishtinës.

Në prononcimin e tij për “Bota sot”, Hoxha thekson se incidentet e armatosura në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit janë dëshmi konkrete që fjalët e tilla nuk mund të merren lehtë.

“Aleksandër Vuçiq qeveris Serbinë si një lider autoritar që ndjek gjurmët e modelit të Millosheviqit, duke prodhuar politika dhe rrethana që destabilizojnë të gjithë rajonin. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Vuçiq operon me dinakëri më të madhe — njëkohësisht negocion në dialogun Kosovë–Serbi, firmos marrëveshje dhe mundohet të paraqitet si palë bashkëpunuese, ndërkohë që ushqen frymë luftarake përmes deklaratave që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe nëpërmjet trillimit të tregimeve për rrezikimin e komunitetit serb.”

“Sulmet terroriste në Banjskë dhe Ibër-Lepenc — të organizuara, financuara dhe të stërvitura në Serbi, siç e kanë vërtetuar hetimet e Prokurorisë Speciale dhe partnerët tanë ndërkombëtarë — tregojnë qartë se këto deklarata dhe kjo qasje nacionaliste nuk guxojnë të anashkalohen,” shton eksperti.

Sipas Hoxhës, Prishtina duhet të forcojë aftësitë e veta mbrojtëse, të modernizojë ushtrinë dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët për të siguruar mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e vendit.

“Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë sekret dhe nuk habisin askënd, sepse as klasa politike, as politikat hegjemoniste dhe gjenocidale nuk kanë pësuar transformim, po ashtu siç nuk janë zhdukur as synimet për spastrim etnik. Duke u mbështetur në këto realitete, Kosova duhet të lëvizë në dy fronte: të vijojë ndërtimin e Forcave të Armatosura sipas standardeve të NATO-s dhe të zhvillojë një koncept të ‘Smart Defense’ me vende si Shqipëria, Kroacia e Bullgaria; dhe njëkohësisht të forcojë koordinimin strategjik të mbrojtjes jo vetëm me Shtetet e Bashkuara, por edhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian, shtete që kanë qenë aleatë në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës,” nënvizon Hoxha.

Racaj: Mesazhe të tilla thellojnë krizën politike dhe të sigurisë në rajon

Image

Ndërsa Prof. Dr. Muhamet Racaj, specialist i sigurisë, mbrojtjes dhe gjeopolitikës, vlerëson se qëndrimet e Vuçiqit përfaqësojnë një vazhdimësi të diskursit shtetëror që mban çështjen e Kosovës të pazgjidhur dhe e shfrytëzon atë për qëllime të politikës së brendshme e të jashtme serbe.

Ai paralajmëron se një qëndrim i tillë rrit tensionet dhe minon procesin e dialogut, si dhe stabilitetin rajonal.

“Fjalët e presidentit Vuçiq gjatë promovimit të oficerëve nuk janë thjesht retorikë politike e zakonshme. Ato përbëjnë vijimësinë e një diskursi shtetëror që mban të hapur çështjen e Kosovës dhe e instrumentalizon atë për politikat e brendshme dhe të jashtme. Kjo qasje përplaset drejtpërsëdrejti me frymën e dialogut, me normat e fqinjësisë së mirë dhe me synimet për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.”

“Patjetër që po. Mesazhe të tilla i lartësojnë tensionet politike dhe të sigurisë. Kur kreu i shtetit u drejtohet oficerëve të sapoemëruar duke e cilësuar Kosovën si territor serb dhe duke i caktuar ushtrisë misione politike, ai transmeton një sinjal që interpretohet si vënie në dyshim i sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës. Kjo nuk promovon paqen, por kultivon dyshime dhe rrezikon sigurinë kolektive në rajon.”

“Procesi i dialogut kërkon pranimin e realitetit dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Serbia nuk mund të shfaqet si e angazhuar për normalizim, teksa lidershipi i saj vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe përdor gjuhë që bie ndesh me procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo sjellje zbeh besimin në vetë procesin,” deklaron Racaj për “Bota sot”.

Më tej, Racaj vë në dukje se modernizimi i ushtrisë serbe merr përmasa shqetësuese kur përcillet me retorikë politike kundër Kosovës, duke shërbyer edhe për mobilizim nacionalist dhe konsolidim të pushtetit të brendshëm politik.

“Secili shtet ka të drejtë të fuqizojë kapacitetet e veta mbrojtëse, por kur ky modernizim shoqërohet me deklarata kundër një vendi fqinj dhe me pretendime territoriale, ai merr trajtën e presionit dhe frikësimit. Kjo bëhet edhe më shqetësuese në një rajon me histori të dhimbshme luftërash, ku perceptimi i rrezikut ndikon drejtpërsëdrejti mbi sigurinë e përbashkët. Kosova mbetet boshti kryesor mobilizues i nacionalizmit serb dhe në momente tensionesh, rishfaqja e kësaj narrative shmang vëmendjen nga problemet reale dhe forcon kohezionin rreth udhëheqjes politike. Të shumtë janë treguesit që konfirmojnë këtë. Lidhja e ushtrisë me retorikën për Kosovën gjeneron një frymë patriotizmi të sforcuar, që shpesh shfrytëzohet për të rritur mbështetjen për qeverinë, por historia na tregon se instrumentalizimi i temave kombëtare nuk krijon stabilitet — përkundrazi, ushqen tensione të kota dhe pengon ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha rajonale,” përfundon ai.

Në fund të analizës së tij, Racaj thekson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor kërkon lidership që promovon paqen, dialogun dhe respektimin e sovraniteteve shtetërore.

“Rajoni ynë ka nevojë për udhëheqës që inspirojnë bashkëpunim dhe që respektojnë realitetin ndërkombëtar, jo për retorikë që rizgjon narrativat e së shkuarës. Paqja dhe stabiliteti ndërtohen vetëm mbi mirëkuptimin e ndërsjellë, bashkëpunimin dhe pranimin e sovranitetit të shteteve. Çdo deklaratë që i kundërvihet këtyre parimeve, thellon pasigurinë dhe dëmton rrugëtimin evropian të gjithë rajonit”, përmbylli ai për “Bota sot”.


Shtuar 28.07.2026 15:36

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom