Një përplasje e rëndë mes dy automjeteve u regjistrua në aksin unazor të Patosit. Makina e markës “Benz”, e pilotuar nga shtetasi me inicialet L. M., dhe një “Citroen” në drejtim të shtetasit T. M., janë goditur fuqishëm. Si pasojë e ndeshjes, bashkëshortja dhe fëmijët e timonierit të “Citroen”-it pësuan dëmtime trupore.
Menjëherë në skenën e ngjarjes mbërritën dy ekipe të urgjencës, të cilat morën të plagosurit dhe i transportuan me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Fierit.
Të lidhura
None found
Efektivët e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e aksidentit, duke vijuar punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
