Preng Gjoka, 71-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor në fillim të korrikut, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. I moshuari po lëvizte me biçikletë kur u godit nga një makinë tip “Benz” me targa të Kosovës.
Të lidhura
None found
Si pasojë e goditjes, ai pësoi dëmtime të shumta dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e parë, e më pas u transferua me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për trajtim të specializuar.
Megjithë përkujdesjen e vazhdueshme mjekësore, 71-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe u nda nga jeta disa javë pas aksidentit.
Menjëherë pas përplasjes, drejtuesi i automjetit u shoqërua dhe u ndalua nga Policia. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë e kësaj ngjarjeje.
