U kap me kanabis, Gjykata lë të lirë djalin e Azem Hajdarit

Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë djalin e Azem Hajdarit, 23 vjeç,  dhe shokun e tij Ergi Gjumsi, 21 vjeç, që u kapën me 5 doza kanabis sativa në makinë, disa ditë më parë.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojmë se Prokurori kishte kërkuar 1 muaj “arrest me burg” për dy të rinjtë./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 12:12