Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Policia e Kosovës ka kryer ekstradimin drejt Danimarkës të një shtetasi danez, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Kosovë pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, mbi bazën e një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet daneze të drejtësisë.
Ai kërkohej për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”.
Policia e Kosovës bëri të ditur se procedura e ekstradimit u zhvillua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.
