Manchester City ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e talentit maroken Ayyoub Bouaddi.
Mesfushori 18-vjeçar ka spikatur me paraqitjet e tij, sidomos gjatë Kupës së Botës, ku është vlerësuar si një prej zbulimeve më të mëdha të turneut.
Të lidhura
None found
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raporton se klubi anglez ka hyrë tashmë në bisedime të drejtpërdrejta me Lille për transferimin e futbollistit.
Diskutimet po zhvillohen njëkohësisht ndërmjet dy klubeve dhe me përfaqësuesit e Bouaddit. Nënkampionët e Anglisë po shfaqin aktualisht interesimin më konkret dhe po këmbëngulin për finalizimin e marrëveshjes.
Pika kryesore që kërkon ende zgjidhje lidhet me momentin kur do të realizohet transferimi.
Në tryezë janë dy alternativa: Bouaddi mund t’i bashkohet menjëherë Manchester Cityt ose të blihet tani dhe të qëndrojë te Lille në huazim deri në qershor të vitit 2027.
