Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani. Bisedimet u përqendruan te fuqizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimi i pandërprerë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Të lidhura
None found
Shasivari deklaroi se respektimi i këtij ligji përbën jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një garanci për sundimin e së drejtës, sigurinë juridike dhe trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve nga institucionet.
Ministri rikonfirmoi angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për përmirësimin e mekanizmave që mundësojnë zbatimin e plotë të dispozitave ligjore dhe garantimin e të drejtave gjuhësore. (INA)
Sipas tij, koordinimi institucional me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës do të intensifikohet, në mënyrë që ligji të zbatohet me vazhdimësi dhe efikasitet në të gjitha institucionet shtetërore.
