Të mërkurën, Kosova do të mirëpresë Benjamin Haddad, Ministrin e Deleguar francez përgjegjës për Evropën.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve të klankosova.tv, diplomati nga Franca do të pritet nga Glauk Konjufca, i cili aktualisht ushtron detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Pas diskutimeve mes dy delegacioneve, Konjufca, që mban edhe postin e zëvendëskryeministrit në detyrë, së bashku me ministrin Haddad dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, do të vënë firmën në një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje përfshin fushat e sistemit gjyqësor, edukimit dhe përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare.
