Osmani nderon heronjtë e Policisë së Kosovës në ditën përkujtimore: Lavdia e tyre do të jetë e amshuar

Me rastin e ditës përkujtimore për policët që kanë rënë në detyrë, ish-presidentja Vjosa Osmani ka nderuar kujtimin e tyre, duke shprehur mirënjohje për të gjithë zyrtarët që përditë ruajnë Republikën me trimëri, përkushtim profesional dhe besnikëri të palëkundur.

Të lidhura

None found

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Osmani theksoi se heronjtë e Kosovës do të trashëgojnë lavdi të përhershme.

“Policia jonë është mburoja e sigurisë, e rendit kushtetues dhe e sovranitetit shtetëror në çdo skaj të Kosovës, qoftë në kohë paqeje apo në përballje me sfida, në veri e në jug. Në këtë ditë, që i dedikohet kujtimit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, ne përulemi me respektin më të thellë për sakrificën e tyre”, shkroi ajo.

“Afrim Bunjaku, Enver Zymeri dhe të gjithë heronjtë e tjerë të Policisë treguan se Kosova nuk gjunjëzohet para askujt. Ata vunë detyrën, nderin dhe atdheun mbi gjithçka, ndaj dhe lavdia e tyre do të mbetet e amshuar”, përfundoi ish-presidentja.


Shtuar 26.07.2026 13:55

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort