I riu në pranga në Durrës, akuzohet se kreu pagesa me euro false

Policia e Durrësit ka goditur një rast të qarkullimit të kartëmonedhave të dyshuara si të falsifikuara, duke vënë pas hekurave një djalë 24-vjeçar.

Arrestimi i personit me iniciale M. Rr. u krye gjatë operacionit policor të koduar “Përdorimi”. Ai akuzohet se ka blerë mallra dhe ka shlyer detyrimet duke përdorur kartëmonedha euro që dyshohet se janë të rreme.

Të lidhura

None found

Çështja hetimore u vu në lëvizje pas një denoncimi se një individ kishte mashtruar në një stacion karburanti, duke paguar furnizimin e makinës me euro të dyshuara të falsifikuara.

Si rezultat i hetimeve, u bë e mundur që i riu të identifikohej, gjendej dhe kapej në flagrancë. Sipas uniformave blu, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ku 24-vjeçari pagoi karburantin me tri kartëmonedha 20 euro, të cilat mendohet se janë false.

Gjatë kontrollit trupor, në kuletën e të arrestuarit u zbuluan dhe 10 kartëmonedha të tjera me të njëjtën prerje, 20 euro, të dyshuara gjithashtu si të falsifikuara. Ato u morën si provë materiale.

Në total, forcat e rendit sekuestruan 13 kartëmonedha 20 euro, ndërsa vijojnë kërkimet nën mbikëqyrjen e Prokurorisë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e paligjshëm dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm.


matbetholiganbetJojobetBetpascasibomjojobetPusulabet girişjojobetPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetbetwoonbetparkcasibomcasibomcasibomgrandpashabetbetciomatbetsultanbeyli escort