Boksieri britanik Anthony Joshua i dha fund shpejt përballjes me Kristian Prengën, duke e mposhtur shqiptarin me nokaut që në raundin e dytë në takimin e zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite.
Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe ishte Prenga ai që tregoi më shumë agresivitet në raundin e parë, duke e goditur në mënyrë të përsëritur kundërshtarin britanik dhe duke marrë një avantazh fillestar.
Të lidhura
None found
Sidoqoftë, përmbysja erdhi shpejt nga ana e Joshuas, i cili në raundin e dytë vendosi një grusht të fuqishëm nokauti, duke e detyruar Prengën të humbiste sfidën përpara kohe.
