Pas fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, rezistenca qytetare në Tiranë nuk u ndal. Mijëra pjesëmarrës u shkëputën nga bulevardi dhe nisën një marshim drejt Komisariatit nr. 3.
Protestuesit kanë arritur para këtij komisariati, duke brohoritur “lironi shqipet”. Gjatë rrugës, u dëgjuan thirrje kundër ekzekutivit dhe kryeministrit Edi Rama, ndër të cilat spikati slogani “Arrestoni Ramën”.
Të lidhura
None found
Sipas deklaratave të tyre, qëllimi ishte pikërisht Komisariati nr. 3, ku synojnë të kërkojnë lirimin e personave që u arrestuan gjatë protestës së së enjtes përpara Kuvendit.
Tubimi i sotëm bën pjesë në ciklin e protestave të përditshme kundër qeverisë; qytetarët kanë paralajmëruar se veprimi i tyre do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat politike.
