Teksa protesta e 56-të kundër kreut të qeverisë vijon, shqiptarët nuk kanë nguruar të shprehin hapur akuza dhe kritika të ashpra. Një nga pjesëmarrësit deklaroi se Kryeministri duhet të japë dorëheqjen, duke e cilësuar si të keqen kryesore që e ka plandosur vendin në korrupsion.
“Ne jemi skifterë e shqiponja, ndërkohë që korbat dhe sorrat janë të gjithë në Kryeministri. Ata sillen si laraska dhe fshihen si minj nëpër bodrume, sepse kanë frikë nga populli i tyre. Ai s’është shqiptar, por kriminel. Natën të merr jetën dhe ditën të qan përpara,” u shpreh qytetari.
Të lidhura
None found
