Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Roskovecin në Fier, ku 35-vjeçari Refit Buzi, vrau ish-vjehrrin e tij dhe plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën e tij Rozalindën.
Si pasojë e plagëve të marra, edhe 55-vjeçarja ndërroi jetë në spital.
Të lidhura
None found
Arben Plaka, ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit të së premtes kur u qëllua me armë zjarri nga Nertil Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij Burbuqe Plaka (e thërrisnin dhe Lela) mbeti e plagosur rëndë.
Ajo luftoi për më shumë se 12 orë në spital, por fatkeqësisht në orët e mbrëmjes mjekët konfirmuan vdekjen.
Nertil Buzi alias Refit Buzi mori peng edhe vajzën e tyre, Rozalindën me të cilën kishte qenë në një marrëdhënie të trazuar, por e liroi rreth pasdites falë negociatave të Policisë.
RENEA tentoi për disa orë ta mbante gjallë dhe të negocionte dorëzimin e 35-vjeçarit, por ai vazhdimisht qante dhe kërcënonte se do të vriste veten.
Rreth orës 16:30, disa negociata të njëpasnjëshme dështuan dhe Nertil Buzi vrau veten.

