Al-Hilal ka arritur një marrëveshje marramendëse me West Ham United për transferimin e anësorit holandez Crysencio Summerville, duke paguar një shifër prej 80 milionë eurosh për një lojtar që aktualisht aktivizohet në Championship.
Është një lëvizje që tregon se klubet saudite nuk kanë ndërmend të kursejnë shpenzimet në merkato, edhe kur bëhet fjalë për futbollistë që nuk luajnë në elitë.
Të lidhura
None found
I dalë me emër pas paraqitjeve pozitive me Holandën në Kupën e Botës së fundmi, 24-vjeçari ka firmosur tashmë kontratën e re dhe do të vijojë rrugëtimin e tij profesional në Arabinë Saudite.
Që prej mbërritjes në Londër dy sezone më parë, Summerville ka grumbulluar 56 paraqitje dhe ka shënuar vetëm tetë herë për West Hamin. Shifrat modeste nuk e penguan aspak përfundimin e kësaj marrëveshjeje kolosale.
Për holandezin kishte shfaqur interesim edhe Roma në Serie A, por tarifa e lartë e kërkuar e bëri të pamundur transferimin e tij në kampionatin italian.
Gjatë aventurës botërore, ai gjeti rrugën e rrjetës në dy raste, përkatësisht ndaj Japonisë dhe Suedisë, përpara se Holanda të eleminohej në raundin e 16-shes nga Maroku.
Kjo lëvizje e bujshme vjen pas një tjetër shitjeje madhore për West Hamin, i cili pavarësisht rënies nga Premier League, arriti të cedonte këtë verë Matheus Fernandez te Tottenhami për shumën e 100 milionë eurove.
