Skuadra e Kukësit ka siguruar shërbimet e mesfushorit Paulo Pjeshka, i cili i bashkohet projektit verilindor pas një eksperience te Bylis. Futbollisti 23-vjeçar ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te një prej skuadrave rivale në Kategorinë e Parë, duke pranuar sfidën e re.
Nëpërmjet një komunikimi në platformat sociale, klubi shprehu entuziazmin për marrëveshjen e arritur: “Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Paulo Pjeshka. Mirë se vjen Paulo Pjeshka!”
Të lidhura
None found
Talenti shqiptar e ka filluar rrugëtimin futbollistik tek akademia e AAS, ndërsa më pas ka veshur fanellat e Vllaznisë, Flamurtarit dhe Korabit. Tashmë, Pjeshka nis një etapë të freskët në karrierën e tij, këtë herë nën drejtimin e klubit verilindor.
