Skuadra e Drenicës ka zyrtarizuar afrimin e Donat Mehmetit, një talent premtues 20-vjeçar. Futbollisti ka vendosur të lërë Tiranën për t’iu përkushtuar një sfide të re me fanellën kuqezi në elitën e futbollit kosovar.
Kjo lëvizje cilësohet si një hap i papritur për shumëkënd, ndërsa për lojtarin shënon një rikthim në vendlindje. Ai hodhi hapat e parë te grupmoshat e Llapit, përpara se të kalonte në Shqipëri te Besa e Kavajës. Më vonë, karriera e tij vazhdoi sërish në Kosovë, me fanellat e 2 Korrikut dhe Prishtinës, përpara transferimit te bardheblutë e kryeqytetit shqiptar.
Të lidhura
None found
I lindur në Podujevë, Mehmeti ka nënshkruar një marrëveshje njëvjeçare me klubin e tij të ri, e cila e lidh atë me Drenicën deri në përfundim të sezonit veror 2027. Sipas të dhënave nga platforma “Transfermarkt”, vlera aktualizuar e kartonit të tij qëndron në 125 mijë euro.
