“Propagandë e turpshme” – reagimi i fortë i Gashit ndaj deklaratave nga Serbia dhe rruga për t’u zvogëluar

Analisti politik Lirim Gashi ka shpërthyer me kritika të forta kundër asaj që ai e cilëson si gjuhë të urrejtjes nacionaliste serbe dhe përpjekjeve për të justifikuar apo zbutur krimet e kryera në të shkuarën.

Të lidhura

None found

Në një reagim të zgjeruar në publik, Gashi akuzon përkrahësit e linjës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe të figurave të tjera të dikurshme politike e ushtarake se përdorin propagandë, shtrembërime të së vërtetës dhe tregime nacionaliste për t’iu shmangur llogaridhënies për krimet e luftës.

Sipas tij, thirrjet për “Serbinë e Madhe” i kanë sjellë më shumë dëm vetë Serbisë, duke e futur në izolim dhe duke përkeqësuar jetesën e qytetarëve të saj.

Një pikë qendrore e reagimit të Gashit lidhet me deklaratën e ministres serbe Snežana Paunović, e cila shprehu keqardhje që Sllobodan Millosheviqi nuk e finalizoi spastrimin etnik në Kosovë. Gashi e kritikon ashpër faktin që kësaj deklarate i është dalë në mbrojtje, duke e quajtur të palejueshme dhe një orvatje për të justifikuar pendesën që një popull nuk u shfaros ose débua plotësisht.

Analisti gjithashtu vë në shënjestër narrativat që e paraqesin Serbinë përherë si viktimë dhe mohojnë fajësinë për ngjarjet historike, duke i etiketuar ato si propagandë dhe manipulim të opinionit.

Në mbyllje, Gashi i jep mbështetje politikanit serb Nikola Sanduloviq, të cilin e sheh si zërin e qytetarëve të ndershëm dhe demokratë të Serbisë. Ai thekson se vendi ka nevojë për personalitete që mbështesin paqen, përgjegjësinë dhe distancimin nga politikat e urrejtjes.

“RROFTË SERBIA E MADHE!” ËSHTË ULËRIMA QË E ZVOGËLON SERBINË MË SË SHUMTI

Të dashur serbë të Vuçiqit, Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit, Sheshelit dhe Arkanit,

Sinqerisht ju përgëzoj për shfaqjen e shkallës më të lartë të cinizmit, hipokrizisë, gënjeshtrës, mashtrimit dhe manipulimit.

Ju jeni krijesa dykëmbëshe që e keni kthyer serbizmin agresiv dhe demonstrativ në një profesion të përditshëm, ndërsa njëkohësisht jetoni si parazitë mbi kurrizin e shtetit tuaj, buxhetin e të cilit e mbushin qytetarët e varfër dhe të vuajtur të Serbisë — pikërisht ata njerëz të cilëve ju ua shkatërroni jetën çdo ditë, përmes dhunës, plaçkitjes, urrejtjes dhe iluzioneve tuaja mitologjike.

Por, as kjo nuk i mjafton trurit tuaj të çmendur:

Sa herë që kapeni duke i vjedhur, plaçkitur, mashtruar dhe dëmtuar serbët e ndershëm, humanë dhe të arsimuar, ju ulërini si ujq të tërbuar :

“Rroftë Serbia e Madhe!”

Ironikisht, sa më e madhe që bëhet ulërima juaj, aq më e vogël, më e izoluar, më e zbrazët dhe më e vdekur bëhet Serbia.

Ju, që e shihni veten si trashëgimtarë krenarë të gjeneve gjenocidale të Vuçiqit, Sheshelit, Millosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit dhe Arkanit, jeni pa konkurrencë studentët më të dalluar të “Fakultetit të Hamutologjisë” — shkencës imagjinare të justifikimit të marrëzive dhe gënjeshtrave.

Prandaj nuk kam aspak dyshim se Aleksandar Vuçiqi do t’ju dekorojë personalisht me titullin “Hamutologët e shekullit”, nën duartrokitjet e fuqishme të të gjithë profesionistëve të tundjes së kokës.

Sipas logjikës suaj të kalbur, Serbia ka qenë gjithmonë e pafajshme si një qengj i porsalindur. Ajo kurrë nuk i ka bërë keq askujt, nuk e ka shkelur as edhe një milingonë të vetme, ndërsa gjithçka që i ka ndodhur është vepër e jashtëtokësorëve, masonëve, komploteve botërore dhe forcave kozmike.

Vërtet një teori mahnitëse – i mungon vetëm pak fantashkencë që të jetë plotësisht e kompletuar.

Kur ministrja Snežana Paunović shpreh publikisht keqardhje që Millosheviqi nuk e përfundoi spastrimin etnik të Kosovës, në vend që të distancoheni nga një deklaratë e tillë, ju e mbroni sikur t’jua kishte treguar recetën e byrekut, e jo të kishte shprehur keqardhje që një popull nuk ishte vrarë ose dëbuar tërësisht.

Dhe pastaj ende prisni që dikush t’ju besojë se jeni autoritete morale dhe viktima të përjetshme.

Ky nuk është argumentim. Kjo është një propagandë e turpshme e paketuar si e vërtetë.

Nuk është rastësi që Dobrica Ćosić e konsideronte gënjeshtrën si aftësinë dhe arritjen tuaj më të madhe politike.

Problemi është se ju, si nxënësit e tij më të zellshëm, atë “mësim” e keni shndërruar në profesion të përjetshëm.

Prandaj sot gënjeni me një vetëbesim të tillë, saqë e vërteta ju duket si propagandë armiqësore.

Turpi nuk qëndron tek fakti që njeriu gabon. Turpi fillon atëherë kur dikush e justifikon dhe e mbron një deklaratë që shpreh keqardhje pse një popull nuk është vrarë ose dëbuar tërësisht vetëm sepse ka jetuar gjithmonë në territorin e vet autokton, të cilin ju nuk e sollët mbi shpinën e ndonjë gomari nga Karpatet.

Ju me të vërtetë nuk e meritoni që t’ju përfaqësojë një njeri me përmasa botërore, madhështi njerëzore dhe integritet moral si Nikola Sandulovic.

Por këtë padyshim e meritojnë të gjithë qytetarët normalë, të ndershëm dhe dashamirës të Serbisë, të cilët dëshirojnë që më në fund të zbrisni nga kurrizi i tyre dhe të mos i tërhiqni për hunde drejt urrejtjes, izolimit dhe shkatërrimit.


Shtuar 25.07.2026 09:56

matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet