Pas një paraqitjeje të spikatur në kampionatin elitar rus, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Mirlind Daku, mbetet në qendër të zërave të merkatos.
Të lidhura
None found
I lindur në Gjilan, 26-vjeçari shënoi 10 gola në 24 takime gjatë edicionit të kaluar me Rubin Kazanin, një paraqitje që ka ngjallur interes nga disa ekipe.
Shtypi rus raporton se një prej klubeve që po monitoron situatën e tij është gjiganti i kryeqytetit, Spartak Moska.
Gjithsesi, një perspektivë tjetër ka ofruar ish-mbrojtësi i kombëtares ruse, Vladislav Radimov. Ai ka shprehur rezerva nëse sulmuesi kuqezi përkon me atë çka i duhet skuadrës më të titulluar ruse.
Në një prononcim për median RB Sport, Radimov theksoi se formacioni moskovit ka nevojë për një tip tjetër qendërsulmuesi. Sipas tij, Daku nuk është lojtari që mund të sjellë ndryshimin e pritshëm në lojën e Spartakut.
Pavarësisht këtyre vërejtjeve, ecuria e Dakut në Rusi ka lënë gjurmë. Aktualisht, vlera e tij në merkato llogaritet në rreth 9 milionë euro dhe ai ka një marrëveshje të vlefshme me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2029.
