Policia e Koçanit ka vënë në pranga një të ri nga fshati Gradec i Vinicës, pasi shkaktoi një aksident trafiku në rrugën rajonale Gërdovc – Zërnovc. Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2026, rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur D.N., 24 vjeç, humbi drejtimin e makinës së tij “Opel” me targa të Vinicës dhe doli nga rruga.
Të lidhura
None found
Nga përplasja, pasagjeri S.S., 28 vjeç nga fshati Jakimovë, pësoi dëmtime të rënda trupore. Po ashtu, lëndime patën edhe vetë drejtuesi i mjetit si dhe bashkëudhëtari tjetër D.A., 28 vjeç nga fshati Istibanjë. Të gjitha dëmtimet u konstatuan nga mjekët në ISHP Koçan.
Gjatë inspektimit të kryer nga ekipi hetimor i NjPB Koçan, u zbulua se i riu nuk kishte asnjëherë leje drejtimi. Testet e mëpasshme treguan se ai ishte nën efektin e pijeve alkoolike, me një nivel prej 1,69 promilësh në gjak.
Me urdhër të prokurorit publik, D.N. u ndalua menjëherë dhe pas përfundimit të hetimeve, ndaj tij do të ngrihet akuza formale, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
