Pasi pësoi rënien nga kategoria “Abissnet Superiore”, Bylis ka filluar të riorganizohet dhe po zhvillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Ditët e fundit, ekipi nga Ballshi ka zhvilluar një takim prove.
Skuadra bardhekuqe ka triumfuar ndaj Apolonisë në një ndeshje miqësore, të cilën e kontrolloi plotësisht nga fillimi deri në fund. Përballja kundër fierakëve u mbyll me një rezultat të pastër 4-1 në të mirë të Bylisit.
Të lidhura
None found
Për ekipin ballshiot realizuan Walisson, Riruai, Hodo dhe Adeduro. Ky është një tregues inkurajues për trajnerin dhe lojtarët, që e hapin ciklin përgatitor me një sukses bindës me katër gola.
