Marc Anthony mirëpret fëmijën e tetë, vajza me Nadia Ferreiran merr emrin Myla

Marc Anthony është bërë baba për herë të tetë, pasi bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit.

Të lidhura

None found

Vajza e porsalindur është quajtur Myla. Ajo është fëmija i dytë i përbashkët i këngëtarit dhe modeles, ndërsa për legjendën e muzikës latine është trashëgimtarja e tetë.

Anthony dhe Ferreira e njoftuan ardhjen e saj përmes Instagramit, ku publikuan edhe fotografi të vogëlushes.

“Jemi jashtëzakonisht të bekuar që ndajmë me ju lajmin për lindjen e Mylës sonë të shtrenjtë. Është e pamundur ta përshkruajmë lumturinë që ka mbushur shtëpinë tonë”, shkruan ata.

Myla tashmë i është bashkuar vëllait më të madh, Marcos, i lindur në qershor të vitit 2023.

Në janar të këtij viti, pikërisht në përvjetorin e tretë të lidhjes, çifti kishte bërë të ditur se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

“Ndërsa festojmë përvjetorin tonë të tretë, jeta po na sjell një dhuratë të jashtëzakonshme. Zoti është i madh”, shkruanin në atë kohë. Njoftimi shoqërohej me një fotografi ku Marcos mbante dorën mbi barkun e rrumbullakosur të Nadias.

Disa javë pas këtij lajmi, modelja nga Paraguai konfirmoi se foshnja ishte vajzë, duke postuar një imazh me një palë këpucë të vogla në ngjyrë rozë.

Marc Anthony dhe Nadia Ferreira kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Miami, në janar të vitit 2023, afërsisht tetë muaj pasi kishin shpallur fejesën. Për Ferreiran kjo është martesa e parë, kurse për artistin e katërta.

Fëmijët e Anthonyt kanë ardhur nga marrëdhënie të ndryshme. Vajza e tij e madhe, Arianna, lindi në vitin 1994 nga lidhja me Debbie Rosado, periudhë gjatë së cilës ai adoptoi edhe djalin Chase. Nga martesa me ish-Miss Universe Dayanara Torres, këngëtari ka dy djem, Cristian dhe Ryan.

Artisti ishte gjithashtu i martuar për dhjetë vjet me Jennifer Lopez, në një prej marrëdhënieve të tij më të njohura. Nga kjo martesë erdhën në jetë binjakët Maximilian dhe Emme.

Kohët e fundit, Marc Anthony u rikthye në vëmendjen e mediave për shkak të mungesës së tij në ceremoninë e diplomimit të binjakëve. Jo shumë kohë më pas, Jennifer Lopez tha gjatë një interviste se i kishte rritur fëmijët me fare pak ndihmë, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.


Shtuar 23.07.2026 22:07

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet