Newcastle refuzon ofertën 70 milionë euro të Arsenalit për Bruno Guimaraes

Përpjekja e Arsenalit për të siguruar Bruno Guimaraes pritet të përballet me kundërshtimin e fortë të Newcastle United.

Të lidhura

None found

“Chronicle Live” raporton se propozimi fillestar i “Topçinjve”, që besohet se kap vlerën e rreth 70 milionë funteve, është cilësuar i papranueshëm nga drejtuesit e Newcastle. Ata e konsiderojnë shumën tepër të ulët dhe nuk janë të gatshëm as ta marrin në shqyrtim.

Sipas të njëjtit raport, Newcastle është i pakënaqur me përpjekjet e vazhdueshme të palëve të treta për të krijuar pasiguri rreth kapitenit të ekipit. Në klub pretendojnë se kjo situatë ka filluar afërsisht gjashtë javë më parë.

Qëndrimi financiar i Newcastle nuk pritet të ndryshojë edhe nëse mesfushori brazilian dorëzon zyrtarisht një kërkesë për t’u larguar.

Duke marrë si referencë vlerat e transferimeve të mesfushorëve elitarë në Ligën Premier gjatë kësaj vere, klubi anglez kërkon të arkëtojë një shifër afër 100 milionë funteve.

Guimaraes është i lidhur me Newcastle edhe për dy vite të tjera. Për më tepër, klubi zotëron një klauzolë që i mundëson ta zgjasë kontratën edhe me një vit.

Këto kushte e vendosin Newcastle në një pozicion më të favorshëm gjatë bisedimeve. Për rrjedhojë, Arsenali duhet ta përmirësojë ndjeshëm ofertën nëse synon të transferojë një prej objektivave kryesorë për mesfushën./


Shtuar 23.07.2026 20:39

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet