Një qytetar është ndjerë keq gjatë protestës qe po zhvillohet prej mëngjesit të sotëm përpara Parlamentit, ndërsa po zhvillohet edhe seanca plenare.
Mësohet se qytetari është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka përplasur kokën. Një infermiere i ka bërë frymëmarrje artificale, ndërkohë që më pas u vendos në barrelë dhe u dërgua në spital.
Të lidhura
None found
Në pamje shihen edhe disa qytetarë të tjerë që i vijnë në ndihmë. Nuk dihen ende arsyet se përse është ndjerë keq qytetari.
