Austin FC triumfoi 3-1 ndaj Seattle Sounders në takimin e kampionatit MLS, të luajtur në shtëpi, në stadiumin “Q2 Stadium”.
Në këtë përballje spikati Myrto Uzuni, i cili ishte protagonist me fanellën e Austin FC. Sulmuesi 30-vjeçar realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 86-të, duke e çuar ekipin më pranë fitores.
Të lidhura
None found
Për beratasin, kjo ishte rrjeta e parë që prej rikthimit nga ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare, duke regjistruar kështu një tjetër paraqitje pozitive në SHBA.
