Ish-sulmuesi i Vllaznisë tërhiqet nga futbolli në moshën 32-vjeçare, fitoi tri herë Kupën e Shqipërisë

Ardit Hoxhaj ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Sulmuesi 32-vjeçar largohet nga fusha pasi ka fituar tri herë Kupën e Shqipërisë dhe është shpallur kampion në Kategorinë e Parë.

Karriera e Hoxhajt nisi te Flamurtari. Më pas, futbollisti i krahut të majtë veshi fanellat e Himarës, Bylisit, Skënderbeut, Korabit, Ferizajt, Luftëtarit, Vllaznisë, Elbasanit dhe Lushnjës.

Të lidhura

None found

Tërheqjen nga futbolli e bëri të ditur vetë lojtari. Në mesazhin e tij, Hoxhaj shprehet se largimi nga ky sport i ngjan humbjes së një pjese të vetes.

NJOFTIMI:

Sot nuk po ndahem thjesht nga një sport, por nga një pjesë e jetës sime. Për shumë vite, futbolli ka qenë shtëpia ime. Përmes tij kam mësuar si të fitoj dhe si të humbas, si të ringrihem pasi rrëzohem dhe si të mos dorëzohem asnjëherë. Ai më ka falur ndjesi që fjalët nuk mund t’i përshkruajnë, si dhe kujtime që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Largimi nga futbolli të krijon ndjesinë sikur po humbet diçka nga vetja. Megjithatë, mbërrin çasti kur duhet pranuar se çdo udhëtim ka një përfundim. Ky moment nuk shënon mbylljen e një ëndrre, por hapjen e një kapitulli të ri. Gjatë gjithë këtyre viteve kam bërë shumë sakrifica. Kam munguar në ditëlindje, festa, pushime dhe çaste të vyera familjare, pasi zemra më drejtonte përherë nga fusha. Tani besoj se ka ardhur koha t’i rikthej familjes kohën, dashurinë dhe praninë që ajo më ka ofruar gjithmonë pa asnjë kusht.

Ndihem krenar për secilën fanellë që kam mbajtur dhe për çdo klub që kam përfaqësuar në futbollin shqiptar. Çdo fanellë ka nënkuptuar për mua përgjegjësi, nder dhe krenari. Vlerësoj çdo fitore, por edhe secilën humbje, sepse në çdo ndeshje jam futur në fushë duke dhënë maksimumin. Në fund, trofetë ruhen në muze, ndërsa karakteri mbetet në kujtesën e njerëzve.

Nëse do të doja të kujtohesha për diçka, ajo nuk do të lidhej vetëm me ndeshjet ose golat. Do të dëshiroja të mbaheshin mend respekti që kam treguar ndaj kundërshtarëve, fair play, përkushtimi, thjeshtësia dhe ndershmëria. Ashtu si çdo njeri, edhe unë kam bërë gabime, por gjithmonë jam munduar të veproj drejt.

Një peng do të vazhdoj ta kem gjithmonë: sezonin 2020–2021 me KF Vllazninë. Në atë periudhë bëra sakrifica të mëdha, si në aspektin e karrierës, ashtu edhe në jetën personale, me vetëm një synim: që Vllaznia të shpallej kampione. Nuk arritëm ta realizonim, por ai sezon më mësoi se krenaria jo gjithmonë përcaktohet vetëm nga trofetë; ajo lidhet edhe me gjithçka që ke dhënë në përpjekje për t’i fituar.

Falënderoj të gjithë trajnerët që më dhanë besimin e tyre, çdo bashkëlojtar me të cilin kam ndarë dhomat e zhveshjes, të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e klubeve, si dhe, mbi të gjitha, çdo tifoz që më ka përkrahur. Sot përfundon një kapitull, por dashuria ime për futbollin nuk mbyllet.


matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom