Lan Qyqalla renditet i dyti në çmimin ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini” në Itali

Shkrimtari nga Fushë Kosova, Lan Qyqalla, është shpërblyer me vendin e dytë në edicionin e shtatë të Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi dhe Arte Pamore “Ciò che Caino non sa” / “Çfarë nuk di Kaini”, të organizuar në Itali.

Të lidhura

None found

Vlerësimi iu dha për tregimin “Gruaja që nuk pranoi të heshtë”, në kategorinë e narrativës për autorët me vendbanim jashtë Italisë. Qyqalla u rendit pas autorit nga Panamaja dhe përpara autores nga Greqia.

Veprimtaria kulturore bëri bashkë krijues nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve shkrimtarë, artistë, filozofë, kompozitorë, muzikantë, gazetarë, psikologë dhe fotografë.

Ndarja e çmimeve u mbajt në Foggia, ku morën pjesë personalitete të shumta të artit, kulturës, letërsisë, shkencës dhe filozofisë. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të Universitetit të Barit, anëtarë të jurisë vlerësuese, përfaqësues institucionalë dhe drejtuesja e çmimit, Maria Teresa Infante La Marca.

Në amfiteatrin e mbushur me pjesëmarrës e të ftuar u shpërblyen krijuesit që u dalluan në fusha të ndryshme të kulturës, letërsisë dhe artit.

Gjatë ceremonisë, një hapësirë e posaçme iu kushtua edhe autorit kosovar, i cili prezantoi aspektet ideore dhe artistike të tregimit të tij. “Gruaja që nuk pranoi të heshtë” shtjellon një çështje aktuale dhe të ndjeshme, në harmoni me misionin e këtij çmimi ndërkombëtar për ndërgjegjësimin kundër dhunës gjinore dhe asaj ndaj të miturve.

Çmimi i fituar nga Qyqalla vlerësohet si një arritje e rëndësishme për letërsinë shqipe dhe si një lajm pozitiv për kulturën e Kosovës, në veçanti për Fushë Kosovën, vendin prej nga vjen shkrimtari.

Në listën e autorëve të nderuar u përfshi edhe poeti shqiptar Nikollë Loka, të cilit iu akordua Çmimi i Ekselencës për poezi.

Pasi mori çmimin, Qyqalla falënderoi Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike të Barit dhe organizatorët e festivalit. Ai u përcolli urimet e tij edhe fituesve të tjerë që morën pjesë në këtë ngjarje artistike dhe kulturore.

“Këtë çmim të dytë, të siguruar në një garë ndërkombëtare ku konkurruan autorë nga shumë vende të botës, ia dedikoj mbesës sime të dashur, Arila, e cila është vetëm tre vjeçe. Shpresoj që, falë talentit, përkushtimit dhe ëndrrave të saj, ajo të arrijë shumë më larg se gjyshi dhe që një ditë të nderohet me Çmimin Nobel në letërsi, shkencë ose inovacion”, ka deklaruar Qyqalla.


Shtuar 23.07.2026 11:17

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom