Këtë të enjte, kryetari i PD-së, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj Taulant Ballës gjatë fjalës së tij në Kuvend. Berisha e cilësoi folësin para tij si përfaqësuesin më të shëmtuar të krimit dhe e akuzoi se kishte liruar dy terroristët që vendosën tritol në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.
Sipas tij, Balla është ndërmjetësi i pazareve për votat dhe personazhi i dokumentit të njohur si “bundra”, ndërsa pretendoi se vetë ai është “bundrra” e vërtetë.
Të lidhura
None found
Berisha iu drejtua gjithashtu me fjalët: “Pse e thua këtë, zotëri? Shko në gjykatë dhe mbroje si avokat”.
Gjithashtu, kreu demokrat deklaroi se mund të lexonte pazaret që, sipas tij, Balla kryen për makinat e Suel Çelës.
Ai shtoi se qytetarët e pranishëm kërkojnë fundin e parlamentit, pasi deputetët përfaqësojnë bandat dhe krimin, jo qytetarët.
