Punonjësit e Gardës, kanë penguar sot hyrjen në Kuvend në seancë plenare të kryetarit të Partisë Mundësia Agron Shehaj.
Pavarësisht se përjashtimi me 30 ditë i tij ka përfunduar në datën 22 korrik, Garda nuk e ka njohur dokumentin që Shehaj u ka paraqitur punonjësit e Gardës.
Të lidhura
None found
“Mos më shty, afati ka mbaruar, hape rrugën, ka skaduar në datën 22 korrik pas 30 ditëve përjashtim. Ore jeni të çmendur apo jo, si më ndaloni mua të hyj në Kuvend? Ku është komandanti i Gardës? Po të prish punë? Ti po më ndalon mua të hyj në Kuvend dhe unë po të prish punë ty?”, është shprehur Shehaj gjatë momenteve të tensionit tek dera e Kuvendit.
Ndër të tjera Shehaj u kërkoi punonjësve të Gardës urdhrin se kush u ka kërkuar të ndalojnë hyrjen e kreut të Mundësia në Parlament.
“Çfarë është kjo diktaturë? Më tregoni urdhrin. Si ndalon i një deputet të hyjë në Kuvend? Urdhrin ku e keni urdhrin? Më trego shkresën ku e ke ku është vendimi. Si i ndaloni ju deputetët të hyjnë në Kuvend?. Hiqi duart, hiqi Duart. Do mbani përgjegjësi për këtë do mbani përgjegjësi. Mos më shty. Mos më shty. Më tregoni urdhrin, më tregoni vendimin. Ku e ke vendimin ti kush të ka urdhëruar ty? Ku e ke urdhrin? Është çmenduri, duhet të futesh në Kuvend me dhunë”, u shpreh Shehaj gjatë momenteve që kërkonte të hynte Brenda rregullores në seancë plenare.
Nga oborri i Kuvendit një qëndrim mbajti edhe deputeti i Mundësia, Erald Kapri, i cili tha se bllokimi i hyrjes së Shehajt bëhet vetëm me një arsye, frika e Ramës nga përballja me Agron Shehajn.
“Rama do të vijë sot në Parlament dhe i shmangen përplasjes. Kemi informacion që Rama do vijë sot në seancë dhe Rama i trembet Agron Shehajt. Kjo është shumë e rëndë. Dhuna është absurde. Për këtë do të mbajë përgjegjësi juridike dhe penale Edi Rama. Nuk mund të ndalosh deputetin që të bëjë detyrën. Vendi po shkon në një luftë civile”, tha Kapri.
