Kuvendi mbyll sot sesionin parlamentar, raportet e SPAK-ut dhe interpelanca me Karakaçin pritet të ndezin debatet

Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon mbledhjen e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, me një axhendë të ngarkuar që përfshin raportime institucionale, interpelanca, projektligje dhe emërime.

Vëmendja kryesore pritet të përqendrohet te veprimtaria vjetore e institucioneve të drejtësisë. Deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për punën gjatë vitit 2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Të lidhura

None found

Raporti mbi veprimtarinë e SPAK-ut gjatë vitit 2025 konsiderohet një nga çështjet kryesore të seancës. Diskutimi për rezultatet e strukturës antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar pritet të sjellë përplasje politike.

Projektrezoluta për SPAK-un do të paraqitet nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

Në sallë do të trajtohen edhe raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, do të jetë në interpelancë dhe në seanca pyetje-përgjigje, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.

Pjesë e rendit të ditës janë gjithashtu disa akte normative dhe një numër i madh nismash ligjore. Mes tyre ndodhet akti normativ për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare, si edhe projektligje që prekin ekonominë, shoqëritë evropiane, turizmin, Kodin Detar, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe pronësinë industriale.

Deputetët do të votojnë edhe për emërime në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërsa pjesa përmbyllëse e seancës do t’u kushtohet diskutimeve për çështje që nuk përfshihen në rendin e ditës.

Debatet politike pritet të jenë të forta, veçanërisht gjatë shqyrtimit të raporteve të institucioneve të drejtësisë dhe të SPAK-ut.

Ndërkohë, për ditën e nesërme protestuesit kanë paralajmëruar një protestë përpara Parlamentit. Sipas tyre, tubimi do të shërbejë për t’u uruar deputetëve “pushime të mbara”, pasi kjo është seanca e fundit plenare që mbyll sesionin parlamentar.

Edhe seanca e mëparshme u karakterizua nga përplasje të forta ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për rendin e ditës.

Opozita refuzoi të dëgjonte raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, me argumentin se nuk e njeh atë, pasi ishte zgjedhur vetëm me votat e PS-së. Pas debateve, mbledhja u mbyll me propozimin e kryetarit të Grupit të PS-së, Taulant Balla.

Rendi i ditës

Seanca plenare e Kuvendit është caktuar më 23.7.2026, në orën 10:00, me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026.

2. Njoftime.

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.

10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

11. Seancë pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.

12. Seancë pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, e kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, ‘Për buxhetin e vitit 2026’”.

14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”.

15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.

16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.

18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.

19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.

20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, ‘Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare’, të ndryshuar”.

21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, ‘Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”.

22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, ‘Për turizmin’, i ndryshuar”.

23. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, ‘Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, ‘Për Avokaturën e Shtetit’, të ndryshuar”.

25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10093, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile’”.

26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, ‘Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare’”.

27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, ‘Për pronësinë industriale’, të ndryshuar”.

28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, ‘Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar”.

29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82, datë 26.07.2024, ‘Për Policinë e Shtetit’”.

30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.

31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


Shtuar 23.07.2026 07:42

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom