Policia e Tiranës ka dhënë informacione shtesë mbi aksidentin fatal që tronditi zonën pranë rrethrrotullimit të TEG-ut. Nga hetimet paraprake rezulton se dy personat që ndodheshin në mjetin e rëndë, një kamion me pompë betoni, ishin shtetas të huaj.
Drejtuesi i kamionit, i identifikuar si M. L., rreth 30 vjeç, e ka humbur jetën në çast në vendin e ngjarjes. Pasagjeri në të njëjtin mjet, M. A., rreth 44 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital, por plagët e marra rezultuan fatale dhe ai ndërroi jetë gjatë trajtimit mjekësor.
Të lidhura
None found
Ndërsa personi që drejtonte automjetin tjetër të përfshirë në përplasje, shtetasi shqiptar R. N., rreth 28 vjeç, po merr trajtim në spital. Sipas burimeve zyrtare, gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jeta e tij nuk kërcënohet më.
Një ekip i posaçëm hetimor po vazhdon me këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e provave për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
