Qindra llogari false në shërbim të propagandës qeveritare/ BIRN zbulon mekanizmin e “patronazhistëve digjitalë”

Teksa kryeministri Edi Rama, fajësoi publikisht algoritmet e platformave sociale për nxitjen e trazirave, një investigim i BIRN-it ka zbuluar se qindra profile të rreme janë aktivizuar ditët e fundit për të përhapur njëkohësisht mesazhe proqeveritare dhe fushata të mirorkestruara kundër pjesëmarrësve në protesta.

Më 14 korrik, ish-drejtuesi i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, solli sërish në qendër të debatit një përplasje të hershme me ish-ministren e Kulturës, duke e cilësuar si “algoritëm fallco”.

Të lidhura

None found

Gjatë periudhës që mbante postin, Çuli rrëfen se i kërkohej të shpërndante dhe të reagonte ndaj postimeve të Ministrisë dhe enteve të varësisë në rrjetet sociale – një rutinë që ai e përshkroi si “sakrificë të përditshme profesionale për një pëlqim më shumë”.

Sipas tij, ish-ministrja Elva Margariti, ia kishte përcjellë këtë direktivë si një urdhër të ardhur nga kryeministri. Regjisori dhe aktori drejtoi Teatrin Kombëtar për dy mandate, nga 2014 deri në 2022, por duket se obsesioni i ekzekutivit për të kontrolluar hapësirën digjitale mbetet i pandryshuar.

“Ishte një skemë fare e thjeshtë”, shpjegoi Çuli gjatë një komunikimi telefonik me BIRN-in. “U formua një grup në WhatsApp me gjithë drejtorët e ministrisë së Kulturës dhe aty na vinin aktivitetet që duhej të shpërndanin dhe t’i shpërndanin më tej”, vijoi ai, duke nënvizuar se e njëjta gjë përcillej edhe te personeli vartës. “Aty hidheshin postimet dhe detyra ishte t’i shpërndaje e t’u jepje ‘like’”.

Përballë prej 50 ditësh me protestat e gjata që kërkojnë largimin e tij, kryeministri Edi Rama fajësoi, ndër të tjera, edhe algoritmet e rrjeteve sociale se kanë “hedhur benzinë” mbi flakët e pakënaqësisë popullore.

Sa më tepër shikueshmëri, aq më shumë pushtet. Mbi kë? Mbi ne, skllevërit e algoritmeve”, u shpreh Rama në një takim me deputetët socialistë.

Megjithatë, të dhënat e marra nga BIRN tregojnë se pikërisht gjatë këtyre javëve të nxehta, platformat online u vërshuan nga një mori llogarish fallco, të cilat shpërndanin paralelisht propagandën zyrtare dhe sulme të sinkronizuara ndaj mbështetësve të opozitës.

Funksionimi i kësaj makinerie është gati identik me atë që përdor administrata shtetërore: materiale të gatshme nga zyrat e marrëdhënieve me publikun dhe meme shpërndahen njëkohësisht nga një ushtri dixhitale e kamufluar pas identitetesh fantazmë.

Sipas specialistëve të teknologjisë, kjo taktikë shërben si për të sajuar përshtypjen e një përkrahjeje të gjerë, ashtu edhe për të goditur kundërshtarët.

“Kur një numër i madh llogarish veprojnë në mënyrë të bashkërenduar, algoritmet i lexojnë këto sinjale si interes të vërtetë, duke i dhënë përmbajtjes më tepër vizibilitet”, shpjegoi eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.

Nga ana tjetër, zyra për mediat e kryeministrit mohoi çdo hallkë midis profileve të rreme dhe nëpunësve të shtetit.

Nuk ekziston asnjë direktivë apo koordinim nga administrata për këtë çështje; qeveria e sheh si absurde këtë hipotezë”, deklaroi një këshilltare për shtypin. Edhe ish-ministrja Margariti nuk pranoi të prononcohej mbi deklaratat e Hervin Çulit.

Metoda e përhapjes masive të postimeve nga shumë aktorë në të njëjtën kohë cilësohet nga akademikët si “sjellje e koordinuar joautentike”.

Në një artikull të botuar këtë vit në Sage Journals, kërkuesit Richard Rogers dhe Nicola Righetti nënvizojnë se synimi kryesor i kësaj praktike është manipulimi i algoritmeve, duke imituar “angazhimin natyral”.

Fenomeni nuk është aspak i ri në Shqipëri. Gjatë fushatës së fundit zgjedhore, qindra llogari që mbaronin në mënyrë karakteristike me “.2025” u aktivizuan për të komentuar apo sulmuar kandidatë të ndryshëm. Në të njëjtën linjë, qindra identitete false janë hedhur tani në arenën virtuale, por këtë herë me shënjestër lëvizjen e protestës.

BIRN arriti të zbulojë mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28 dhe 30 qershor. Shumica u lokalizuan përmes ndjekjes manuale të postimeve të kryeministrit dhe listës së personave që i kishin rishpërndarë ato. Këto llogari nuk e mohojnë fare anën e tyre politike, pasi përdorin si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje flagrante me Partinë Socialiste, si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”.

Edhe pse mbartin emra të ndryshëm, këto faqe publikojnë materiale propagandistike identike. Por ndryshe nga profilet reale që promovojnë kryesisht arritje të ekzekutivit, ato të rremet përdoren në shkallë të gjerë për të diskredituar dhe sulmuar protestën dhe përkrahësit e saj.

Në shënjestër bien veçanërisht liderët e partive të vogla parlamentare, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri, figura me peshë në protestë, si dhe këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila mbështeti publikisht lëvizjen që po zhvillohet në Tiranë që nga fillimi i qershorit.

Postimet, memet apo fotomontazhet janë shpesh kopje karbon nga njëri profil te tjetri. Dhe megjithëse në dukje nuk tërheqin vëmendje, ato nuk janë aspak të padëmshme.

Deputetja Marjana Koçeku i tregoi BIRN-it se u përball me një valë të ashpër denigrimi në internet, pasi njoftoi distancimin nga radhët e Partisë Socialiste për shkak të qëndrimit ndaj protestave. “Ishin profile të sapokrijuara dhe gjuha ishte fyese e denigruese. I kam të gjitha të ruajtura, vazhdoi për ditë të tëra”, rrëfeu ajo.

Një tjetër e prekur është aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila u bë shënjestër e sulmeve masive të orkestruara nga llogari anonime apo militantë të partisë, për shkak të angazhimit të saj në protesta. “Këta përpiqen të fyejnë individin, të thonë ‘je e Sorosit’ e gjëra të tilla. Madje në një rast më përmendën edhe partnerin”, tregon Vatnikaj, duke shtuar se shpesh përdoret një terminologji diskriminuese me etiketime si “maloke” apo të “dhunshme”.

Ish-punonjës të administratës publike, i pohuan BIRN-it se maxhoranca përdor prej kohësh një aparat digjital të mirëmbajtur nga një strukturë e posaçme, e drejtuar nga një “Koordinator Dixhital”.

Sipas tyre, makinerisë i japin lëndë të parë produktet e zyrave të PR-it dhe ajo shtrihet thuajse në çdo hallkë të administratës, përmes një zinxhiri hierarkik që justifikohej si transparencë, por që ishte thellësisht kontrollues.

Një ish-funksionare e administratës qendrore zbuloi se ka qenë pjesë e atyre grupeve në WhatsApp, ku hidheshin postimet dhe monitorohej çdo gjë.

“Për këtë punë u rekrutuan njerëz konkretë, vajza me çanta Chanel, që nuk bënin asgjë tjetër. Çdo lëvizje verifikohej dhe ekzistonte një sistem vlerësimi”, deklaroi ajo në kushte anonimiteti.

E njëjta gjë u konfirmua edhe nga një ish-punonjëse e niveleve më të ulëta, e cila tregoi se në ato grupe shpërndaheshin postimet që duhet të pëlqeheshin dhe rishpërndaheshin me detyrim, sidomos gjatë periudhave zgjedhore.

“Nëse dikush në grup nuk ishte mjaftueshëm aktiv, i tërhiqej vëmendja me mesazhe si ‘nuk je aktiv’”, shtoi ajo, duke thënë se çdo ndërveprim shënohej me përpikëri.

Ish-zyrtarët i shpjeguan BIRN-it se për të dalluar personat e përfshirë në këtë skemë patronazhimi digjital, mjafton të gjurmosh se kush shpërndan dhe pëlqen rregullisht postimet e një ministri të caktuar.

“Dallohen sepse në ato llogari, edhe pse janë reale, nuk gjen asgjë personale, por vetëm përmbajtje politike”, tha njëri prej tyre. “Është më e lehtë në faqet e figurave publike që kanë më pak ndjekës”, sugjeroi një tjetër ish-funksionar.

Këto udhëzime e ndihmuan BIRN-in të zbulonte më tepër identitete të rreme të hapura në fund të qershorit, si edhe një sërë punonjësish të administratës që përhapnin dhe mbështesnin mesazhet politike të përfaqësuesve të shumicës, përfshi edhe qëndrimet kundër protestave.

Për ilustrim, një postim i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që bënte paralele mes protestës së fundit dhe sulmit ndaj qeverisë në vitin 1998, u rishpërnda nga një numër punonjësish të administratës, bashkive dhe kompanive shtetërore në Fier, Patos dhe Lushnjë.

Duke ndjekur këto profile pas të cilave fshihen njerëz me emër e mbiemër, bie në sy se ata nuk shpërndajnë ekskluzivisht propagandë, por edhe videot e perëndimit të diellit buzë detit, të postuara nga vetë Balluku.


matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet giriş