Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka marrë vendimin për të shkarkuar Oleksandr Syrskyin nga drejtimi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Të lidhura
None found
Largimi i Syrskyit ndodh disa ditë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, masë që u pasua nga protesta në qytete të ndryshme të vendit.
Fillimisht u përfol se Fedorov ishte larguar për shkak të një konflikti me Syrskyin. Më vonë, këto pretendime u konfirmuan dhe hapën debat mbi ndryshimet që po bëhen në udhëheqjen e ushtrisë ukrainase.
Fedorov, 35 vjeç, ka marrë vlerësime për transformimin e Ministrisë së Mbrojtjes, përpjekjet për modernizimin e forcave të armatosura dhe drejtimin e fushatave kundër korrupsionit.
Syrskyi, 60 vjeç, ndërkohë është parë nga një pjesë e madhe e ukrainasve si një ushtarak i edukuar në traditën e shkollës sovjetike, që ka shfaqur rezerva ndaj reformave të thella në ushtri.
Presidenca e Ukrainës nuk ka bërë ende të ditur arsyet e plota të shkarkimit të Syrskyit dhe as emrin e personit që do ta zëvendësojë.
