Marshimi ka vazhduar nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit kanë përsëritur thirrjen “Arrestoni Ramën”. Prej 52 ditësh, shqiptarët po protestojnë kundër gjithë klasës politike dhe këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është e panegociueshme.
Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe sloganet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet” dhe “PD-PS këlyshë komunistësh”.
Të lidhura
None found
Protesta që ka përfshirë vendin ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri, rezistencë dhe vendosmëri në kërkesat për ndryshim, largimin e kastës së korruptuar politike dhe dorëheqjen e Ramës.
