E rëndë në Viti: 61-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në ballkonin e banesës

Nazim Pira, 61 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se u rrëzua në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij në Pozheran të Vitisë.

Të lidhura

None found

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, deklaroi për Klankosova.tv se përkeqësimi i motit dyshohet se shkaktoi rrëshqitjen aksidentale të viktimës në ballkon. Si pasojë, ai pësoi lëndime në kokë.

Me autoambulancë, 61-vjeçari u transportua në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Megjithatë, mjeku kujdestar konstatoi se ai kishte mbërritur pa shenja jete.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është pritur me dhimbje edhe nga KF Vllaznia Pozheran, i cili e përshkroi Pirën si një prej përkrahësve më të devotshëm të klubit.

“Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Pira, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan. Urojmë që të gjeni forcë, durim dhe ngushëllim për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit.

Ngushëllime për familjen Pira ka përcjellë edhe Valmir Sahiti, kryetar i Rinisë Demokratike në Viti.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pira nga Pozherani për humbjen e familjarit të tyre. Njëkohësisht, uroj shërim sa më të shpejtë për dy të lënduarit e tjerë nga stuhia e sotme”, ka shkruar Sahiti.


Shtuar 21.07.2026 22:00

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibom