Zyrtarizohet kalimi i Simon Simonit te Luzerni

Simon Simoni do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit zviceran, pasi transferimi i tij te Luzerni është konfirmuar zyrtarisht.

Të lidhura

None found

Portieri 21-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë largohet nga Eintracht Frankfurti dhe ka nënshkruar me klubin zviceran një marrëveshje afatgjatë, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Simoni ishte bërë pjesë e Eintracht Frankfurtit në vitin 2023, pas paraqitjeve të spikatura me Dinamon e Tiranës. Me ekipin e parë kryeqytetas ai regjistroi 29 ndeshje, ndërsa gjatë qëndrimit në Gjermani u aktivizua kryesisht me skuadrën e dytë të klubit.

Në kërkim të më shumë minutave në futbollin profesionist, gardiani shqiptar u huazua fillimisht te Ingolstadt 04, në Ligën e Tretë të Gjermanisë, dhe më pas te Kaiserslautern, në Bundesliga 2.

Debutimi i Simonit me Kombëtaren e Shqipërisë erdhi në shtator të vitit të kaluar./Telegrafi/


matbetmatbetholiganbetultrabetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetcasibom