Tre persona të dyshuar në lidhje me ndotjen e ujit në Gostivar janë dërguar në paraburgim, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Gostivarit.
Të lidhura
None found
Gjykatësja penale në Gjykatën Themelore të Gostivarit, Dragosllava Veselinova, bëri të ditur se janë miratuar propozimet e Prokurorisë për caktimin e kësaj mase ndaj ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së NP “Komunalec” – Gostivar, Artana Asani, udhëheqësit teknik Leon Nuredini dhe përgjegjësit të Departamentit për ujësjellës, kanalizim dhe punë ndërtimore, Vadedin Dauti.
Që të tre akuzohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe natyrës të shkaktuara me veprime të ndotjes së ujit për pije”./Telegrafi/
