Familja Raka u përball me një tragjedi mëngjesin e sotëm, pasi Rea, vajza e tyre 24-vjeçare, humbi jetën në një vetaksident në Komoran. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit, derisa familja po kthehej nga Aeroporti i Tiranës.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë edhe tre pjesëtarë të tjerë të familjes, të cilët u transportuan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
QKUK-ja ka bërë të ditura hollësi për gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e tyre.
Të plagosurit fillimisht u pranuan në Emergjencë. Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, njëra paciente u dërgua në sallën operative të QE, ku ndërhyrja u realizua nga ekipet e Kirurgjisë Abdominale, Urologjisë dhe Anestezionit.
Pas përfundimit të operacionit, pacientja u transferua në MIQ, ku po vazhdon trajtimin.
Dy të lënduarit e tjerë kanë pësuar dëmtime të rënda trupore, por aktualisht ndodhen në gjendje stabile. Njëri po merr trajtim në Klinikën Torakale, ndërsa tjetri është hospitalizuar në Ortopedi.
