Arlind Nora, një emër i njohur për ndjekësit e kampionatit shqiptar, është rikthyer në vëmendje, këtë herë si komentues i Botërorit “Amerikë 2026”. Ish-sulmuesi gjirokastrit reagoi në Instagram pas videos virale ku gazetari Altin Sulçe diskutonte për Leo Messin dhe Argjentinën, duke vlerësuar në mënyrë të tërthortë arritjet e jashtëzakonshme të yllit botëror.
Të lidhura
None found
Gjatë debatit në studio, Sulçe deklaroi: “Të të them një gjë unë ty? Messi kë kishte sponsor personal? Adidasin. Saktë! Federata e Argjentinës kë ka sponsor? Adidas. Saktë! FIFA kë ka sponsor? Adidasin. Mbaroi. Vazhdojmë dhe një tjetër. Shiko njëçik dhe këtë. Në Shqipëri, në Zvicër, në Angli, në Gjermani në të gjitha ndeshjet. Po ti a e mban mend me Spanjën që nuk e dha penallti (i referohet rastit të prekjes me dorë). Po na habisni, po na tregoni. Çfarë po na tregoni”.
Reagimi i Norës erdhi menjëherë dhe me nota ironie. Në komentin e tij, ai shkroi: “Çfarë emisioni i frikshëm, si i di të gjitha këto gjëra wow. Ikni mor futini ndonjë teke”. Ndërkohë, Sulçe duket se e përfundoi replikën në distancë vetëm me një emoji zemre.
Në Botërorin që përfundoi me triumfin e Spanjës, Messi kishte një mbështetës të veçantë te ish-sulmuesi i Superiores. Nora nuk hezitoi t’i etiketonte panelistët për shkak të qëndrimeve të shprehura prej tyre.
Gjatë karrierës së tij, Arlind Nora veshi fanellat e disa klubeve të kampionatit shqiptar, ndërsa paraqitjet më të spikatura i regjistroi me Lushnjen dhe Laçin. Sulmuesi nga Gjirokastra ishte mes futbollistëve më të mirë në periudhën 2005-2010 dhe luajti gjithashtu për Elbasanin, Vllazninë, Luftëtarin, Shkumbinin dhe Besën. Karrierën e mbylli pikërisht te bluzinjtë e Gjirokastrës, ku vendosi të varte këpucët në gozhdë.
